Lidhje

Gjykata e Serbisë nxjerr të pafajshëm një shqiptar të akuzuar për krime lufte


Gjykata e Serbisë nxorri të pafajshëm një shqiptar të akuzuar për krime lufte, lidhur me incidentin e vrasjes së 8 serbëve në Kosovë në vitin 1998.

Gjykata e Beogradit tha se prokurorët nuk mundën të provonin se Sinan Morina ishte angazhuar në akte me dhunë, në tortura dhe përdhunime tek serbët e Kosovës.

Prokurorët kanë bërë të njohura planet për riapelimin e çështjes. Prokurorët e patën identifikuar të akuzuarin si anëtar të një grupi të armatosur shqiptarësh në rajonin e Rahovecit, i cili kishte rrëmbyer dhe ekzekutuar fshtatarë serbë në rajon.

Mes viktimave thuhet se ishin 11 anëtarë të një familjeje të vetme, turpat e të cilëve u zbuluan në vitin 2005 dhe u identifikuan përmes analizave të ADN-së.

Agjencia Associated Press citon Morinën të ketë këmbëngulur se ai ndodhej në Shqipëri në kohën kur kanë ndodhur vdekjet. //bsa//

XS
SM
MD
LG