Lidhje

SHBA: Vazhdon çështja e asgjësimit të videokasetave me hetimin e dy të dyshuarve si terroristë


Këtu në Shtetet e Bashkuara, një gjykatës federal do të zhvillojë një seancë për të dëgjuar argumenta nëse administrata e presidentit Bush shkeli një urdhër gjykate, kur asgjësoi videokasetat ku merreshin në pyetje dy njerëz të dyshuar si terroristë të Al Kaidës.

Gjykatësi Henri Kenedi dha urdhër në vitin 2005 që administrata të ruante të gjitha provat, që lidheshin me keqtrajtimin e të burgosurve në bazën e marinës amerikane në Gjirin Guantanamo të Kubës. Gjykatësi do të dëgjojë argumentat në bazë të një akt-padie të ngritur në emër të 16 të ndaluarve në Guantanamo.

Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se urdhërimi i gjykatësit nuk kishte të bënte me videokasetat sepse nuk kishte prova që dy të dyshuarit, Abu Zabujdah dhe Abd al-Nashiri, po mereshin në pyetje në Guantanamo.

Presidenti Bush tha dje se nuk do të shprehej për këtë çështje, derisa të përfundojnë të gjitha hetimet. (ze)

XS
SM
MD
LG