Lidhje

Zgjerohet zona e udhëtimit të lirë në Bashkimin Evropian


Udhëheqësit evropianë po festojnë zgjerimin e zonës së udhëtimit të lirë në Bashkimin Evropian.

Nëntë nga vendet më të reja anëtare të Bashkimit iu shtuan sot Zonës Shengen, ku shtetasit e BE-së mund të udhëtojnë lirshëm pa kontroll doganor.

Në qytetin gjerman Zutau, pranë kufirit me Poloninë dhe Republikën Çeke, Kancelarja gjermane Angela Merkel iu bashkua udhëheqësve çekë dhe polakë në ceremonitë e rastit, dhe e cilësoi këtë një moment historik.

Ky hap integron kryesisht vende ish-komuniste duke i inkuadruar më tepër në komunitetin evropian. Por kritikët shqetësohen për mundësinë e rritjes së kriminalitetit dhe imigracionin e paligjshëm.

Disa kritikë kanë shprehur shqetësim se zgjerimi mund të rrisë tensionet me vendet brenda zonës.

Ministri i Jashtëm hungarez Kinga Goncz, vendi i të cilit sapo iu bashkua Zonës Shengen, shkoi në Ukrainë, e cila ndodhet jashtë zonës. Zoti Goncz premtoi të nxisë kontakte më të ngushta me qytetarët ukrainas, shumë prej të cilëve janë me kombësi hungareze.

Nëntë vendet e reja të përfshira në Zonën Shengen janë Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia. (ze)

XS
SM
MD
LG