Lidhje

Uashingtoni thotë se Irani duhet të pranojë haptazi se ka pasur një program armësh deri më 2003


I dërguari i lartë amerikan në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike thotë se Irani duhet të pranojë haptazi se ka pasur një program sekret armësh deri në vitin 2003.

Gregori Shult tha sot në një konferencë shtypi në Vjenë se Shtetet e Bashkuara kërkojnë nga Teherani që të pohojë se ka pasur një program të fshehtë bërthamor. Ai paralajmëroi gjithashtu se udhëheqësit e Iranit mund të vendosin të rifillojnë programin e armëve.

Zoti Shult po i referohej një raporti të ditëve të fundit të agjencive amerikane të zbulimit, ku thuhet se Teherani e ka ndalur programin e tij të armëve që në vitin 2003. Raporti thekson gjithashtu se Irani vazhdon të pasurojë uranium dhe do të ketë një sasi të mjaftueshme për një armë bërthamore brenda periudhës 2010-2015.

Sot në Uashington, Sekretarja e Shtetit Kondoliza Rajs tha se Shtetet e Bashkuara janë të hapura për takime me zyrtarët iranianë. Por ajo theksoi se Irani duhet së pari të respektojë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të ndalë veprimtaritë për pasurimin e uraniumit. (ze)

XS
SM
MD
LG