Lidhje

Grupi Boyz To Men - një vend i konsoliduar në muzikën amerikane


Me 5 këngë të cilësuara si më të mirat në periudhën kohore mes viteve 1992 – 1997, grupi Boyz To Men, ka fituar një vend të konsoliduar në historinë e muzikës amerikane. Përmes harmonisë së tyre të mrekullueshme dhe vargjeve poetike, si dhe një karriere e cila shtrihet në 20 vjet, grupi ka plotësuar një cikel të sukseshëm në karrierrën që anëtarët e nisën si adoleshentë dhe tani janë në mes të të 30-ave, duke pasqyruar edhe kuptimin e emrit të grupit Boyz to Men, nga Djem në Burra:

Përpara se të flitej për Backstreet Boys, “N SYNC apo 98 Degrees, ekzistonte grupi Boyz II Men. Duke nisur në vitin 1988 si një grup me 5 anëtarë, grupi u bë i famshëm si kuartet me studion e regjistrimit Motown records në vitin 1991 me Cd e tyre të pare ”Coolyhighharmony”.

Nathan Morris, Michael McCAry, Shawn Stockman, dhe Wanya Morris kanë shitur rreth 100 milion disqe në të gjithë botën. Shoqata Amerikane e Industrisë së Regjistrimeve muzikore, kohët e fundit e ka cilësuar Boyz II MEN si grupi që ka shitur më shumë disqe R &B në të gjitha kohërat.

“Kemi 16 vjet që punojmë fort dhe me përkushtim për të arritur më të mirën. Është e çuditshme pasi nuk i hymë këtij biznesi për të arritur deri këtu. Për hir të së vërtetës, duhet thënë së ne nuk mendonim të siguronim kontrata regjistrimi kur hymë në industrinë e muzikës. Çdo gjë erdhi si një bekim njëra pas tjetrës. Ne përpiqemi të punojmë fort dhe të ruajmë atë që arrijmë”

Në dallim nga shumë artiste që i kanë mbijetuar për kaq kohë këtij biznesi, BOYZ II MEN kanë bashkëpunuar me 5 kompani regjistrimesh. Tani kompania Deka Records, është e interesuar që grupi të zgjedhë për të ripunuar disa këngë nga albumi i fundit i quajtur “Motown: një udhëtim përmes Hitsville në Amerikë”.

“Në këtë album ne kemi zgjedhur këngë nga periudha Motown. Ne përpiqemi që të ruajmë integritetin e këngëve duke bashkangjitur mënyrën tone të të kënduarit. Besojmë se do të jetë një prej albumeve tona më të mira”.

CD e re e grupit u prodhua nga anëtari i jurisë së konkursit American Idol Randy Jackson.

“Faktikisht kemi mësuar se jemi në 10 këngët më të mira në Britani, megjithëse nuk kemi interpretuar në Britani prej kohësh. Ky është një kompliment për punën tone”.

Në vitin 1995, Mariah Carey përfshiu në albumin e saj “Daydream” këngën “One sweet day” me grupin BOYZ II MEN. Kënga fitoi dy çmime Grammy. Gjithashtu kënga e tyre e viti 1992 “End of the road”, qëndroi në vend të parë për 13 javë. Grupi u mbetet mirënjohës adhuruesve nga vende të ndryshme.

“Ata janë vërtetë të vëmendshëm. Ata i ndjejnë si muzikën dhe vargjet. Vëmendja e tyre na bën të mendojmë se puna jonë është bërë siç duhet”.

Në vitin 2003 Michael McCary u largua nga grupi për arsye shëndetësore.

“Ai është mire. Ai është në Los Anxhelos dhe po merret me aktrim dhe gjëra të tjera. Nuk na pëlqen që jemi vetëm tre, por ja që kështu ndodhi. Ne kemi punuar mjaft për 20 vjet dhe nuk mund ta lëmë tani. Do të ecim përpara”.

BOYZ II MEN është në një tur botëror që përfshin koncerte në Francë, Jamaica dhe Britaninë e Madhe, dhe në 2008 do të zhvillojnë turne dhe në Amerikë.

“Nuk kishim plane për këto aktivitete. Secili nga ne kishte ëndrrat dhe aspiratat personale, për t’u bërë këngëtar ose diçka tjetër. Por të arrish që si një grup muzikor të kesh aq shumë regjistrime, të thyesh rekorde muzikore, të prekësh jetët e njerëzve , pra të mnedosh gjithçka kemi arritur, është e mrekullueshme.” //ii

XS
SM
MD
LG