Lidhje

N.Y. Times komenton mbi një plan të ish drejtorit të FBI-së, Hoover


Gazeta “The New York Times” njofton sot se ish drejtori i FBI-së J. Edgar Hoover kishte një plan në vitin 1950 të burgoste rreth 12 mijë amerikanë për të cilët dyshonte se nuk ishin besnikë.

Gazeta shkruan se zoti Hoover ia dërgoi këtë plan Shtëpisë së Bardhë më 7 korrik 1950, 12 ditë pas fillimit të luftës së Koresë. Në plan parashikohej që amerikanë e dyshuar të futeshin në burgje ushtarake dhe që të pezullohej e drejta për të sfiduar ndalimin e paligjshëm.

Në artikull thuhet se zoti Hoover dëshironte që Presidenti Harry Truman të deklaronte se arrestimet masive ishin të nevojshme për të mbrojtur vendin nga tradhëtia, spiunazhi dhe sabotimet.

Megjithatë nuk dihet që të ekzistojnë të dhëna që zoti Truman ose ndonjë president tjetër miratoi ndonjëherë ndonjë pjesë të këtij propozimi. //ii

XS
SM
MD
LG