Lidhje

Një anije ruse drejt Stacionin Ndërkombëtar Orbital


Një anije ruse e hapësirës u nis nga Kazakistani për të dërguar furnizime në Stacionin Ndërkombëtar Orbital.

Kontrolli i misionit rus tha se anija Progress M-62, u nis sot nga qendra Baikonur me një raketë Sayuz. Ajo pritet të arrijë në Stacionin Ndërkombëtar të mërkurën.

Anija e telekomanduar po çon ushqime, karburant dhe ujë në stacion. Ajo po transporton gjithashtu dhuratat e Krishlindjeve për ekuipazhin, dhe një dhuratë për ditëlindjen e kozmonautit rus Juri Malençenko i cili festoi dje 46 vjetorin. Ekuipazhi amerikano-rus në stacion përbëhet nga Malençenko dhe dy astronautët amerikanë Peggy Whitson dhe Daniel Tani.

XS
SM
MD
LG