Lidhje

Zyrtarët egjiptianë e palestinezë kritikojnë planet e Izraelit


Zyrtarët egjiptianë dhe palestinezë kritikuan ashpër planet e Izraelit për të ndërtuar qindra banesa të reja në zonat e pushtuara nga Izraeli në Jeruzalemin lindor dhe Bregun perëndimor.

Zyra e Ministrit të Jashtëm egjiptian Ahmed Abdul Gheit tha sot se planet për ngritjen e vendbanimeve të reja hedhin dyshim mbi nivelin e seriozitetit që po tregon Izraeli në procesin e paqes me palestinezët. Në deklaratën e kësaj zyre thuhet se zoti Gheit po zhvillon kontakte urgjente me partnerët ndërkombëtarë për t’i paralajmëruar për pasojat që do të ketë vazhdimi i politikave për zgjerimin e vendbanimeve.

Tel Avivi bëri dje publike planet për të ndërtuar 740 apartamente të reja në zonat e pushtuar nga Izraeli në Jeruzalemin lindor dhe në Bregun Perëndimor.

Zëvendës-kryeministir palestinez Azam al-Ahmed paralajmëroi sot se politikat izraelite mund të shkaktojnë dështimin e procesit të paqes.

Izraeli thotë se ka të drejtën të ndërtojë në Jeruzalem dhe në pika kryesore të Bregut Perëndimor për të përballuar atë që e cilëson si “rritje e natyrshme” e komuniteteve. (ze)

XS
SM
MD
LG