Lidhje

Presidenti Bush i telefonon kryeministrit të Turqisë Erdohan


Shtëpia e Bardhë njofton se presidenti Bush foli sot në telefon me kryeministrin turk Rexhep Taip Erdohan për të diskutuar luftën kundër rebelëve kurdë.

Shtëpia e Bardhë thotë se dy udhëheqësit biseduan rreth rëndësisë se bashkëpunimit të Shteteve të Bashkuara, Turqisë dhe Irakut për t’iu kundërvënë rebelëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit, PKK.

Zyrtarët turq thonë se zoti Bush dhe zoti Erdohan ranë dakord të vazhdojnë të shkëmbejnë informacione të zbulimit rreth PKK-së. Presidenti Bush pati rënë dakord me zotin Erdohan muajin e kaluar për shkëmbimin e informacioneve.

Në zhvillime të tjera, ushtria turke thotë se ka vrarë qindra rebelë në një seri sulmesh ajore dhe me artileri ndaj bazave të PKK-së në Irakun verior këtë muaj. Por rebelët thonë se vetëm disa luftëtarë janë vrarë. Shtetet e Bashkuara dhe Turqia e konsiderojnë PKK-në si organizatë terroriste. (ze)

XS
SM
MD
LG