Lidhje

SHBA: Mesazhi i kandidatëve presidencialë për Krishtlindjet


Kandidatët e të dy partive në fushatën presidenciale po bëjnë një pushim disi të veçantë për të festuar Krishtlindjet. Por ndërkohë që gara është bërë më e fortë dhe po afrohet edhe sfida e parë e fushatëst elektorale në procesin e përcaktimit të kandidatëve kryesorë rivalë, pushimi për kandidatët pritet të jetë tejet i shkurtër.

Me votimet partiake në Iowa të planifikuar vetëm pak ditë pas Krishtlindjeve, konkurentët presicencialë i kanë zbutur tonet në garën e ngushtë dhe të papërcaktuar. Ish guvernatori i Arkansasit Mike Hakabi thotë se sfida është se si të dërgohet mesazhi politik gjatë festës pa irrituar votuesit.

“Të gjithë jemi ndeshur me problemin se si duhet bërë fushata gjatë Krishtlindjeve,” thotë zoti Hakabi.

Kandidati republikan zgjodhi një reklamë televizive me temë festive duke vënë në shenjestër votuesit evangjelistë pa të cilët nuk mund të fitojë.

Konkurentja kryesore demokrate Hillary Clinton zgjodhi një reklamë më festive ku binin në sy politikat e saj sociale:

O.Kay Henderson, redaktore përgjegjëse e lajmeve në Radio Iowa i ka ndjekur nga afër reklamat për Krishtlindjet. “Mundohen t’i paraqesin kandidatët në një mënyrë sa më të ngrohtë kur çfarë ndodh në fushata është tejet e kundërta.

Në vend të fushatave agresive, si republikanët edhe demokratët po përpiqen t’i prezantojnë votuesve anën humane.

Por për senatorin Barak Obama i cili ndodhet në një garë të ngushtë me Senatoren Klinton për të fituar kandidaturën e deomkratëve Krishtlindjet ofrojnë një shans tjetër për t’iu përgjigjur sulmeve kundër pikëpamjeve të tij fetare.

"Mendoj se kjo është një mënyrë për t’u thënë votuesve se pavarësisht se çfarë dëgjoni të flitet apo shkruhet për mua, unë jam i krishterë,” thotë zonja Henderson.

Nga të gjithë kandidatët, vetëm demokrati Christopher Dodd, planifikon të pushojë për Krishtlindje dhe të lërë fushatën në Iowa, e cila do të fillojë procesin e përzgjedhjes së kandidatit nga të dy partitë me 3 janar. //ad//

XS
SM
MD
LG