Lidhje

Papa Benedikt përcjell urimin tradicional të Krishtlindjes


Papa Benedikt ka bërë thirrje për paqe në konfliktet në mbarë globin në mesazhin e tij tradicional për Krishtlindje për mijëra besimtarë të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë. Papa foli nga ballkoni i bazilikatës dhe bëri thirrje për t’u dhënë fund konflikteve në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe kudo në botë.

Ati i Shenjtë tha se shpesh janë pjesëtarët më të rrezikuar të shoqërisë, gratë, fëmijët dhe të moshuarit, ata që bëhen viktima të konflikteve më brutale, terrorizmit dhe dhunës së çdo forme.

Papa u bëri thirrje udhëheqësve botërorë të tregojnë urtësinë dhe guximin e nevojshëm për t’i ndalur konfliktet. Papa Benedikt shprehu edhe shpresën se drita e Krishtlindjeve do të sillte ngushëllim për ata që jetojnë në varfëri, padrejtësi dhe luftë.

Mesazhi u transmetua drejtpërdrejtë nga televizioni dhe u pasua nga urime për Krishtlindje në mbi 60 gjuhë të ndryshme. //ad//

XS
SM
MD
LG