Lidhje

Irak: 33 të vrarë në 2 sulme vetëvrasëse në Bagdatin verior


Policia irakiane thotë se dy sulme vetvrasëse në Bagdatin verior lanë të vdekur së paku 33 vetë dhe plagosën rreth 100 të tjerë. Në sulmin më vdekjeprurës të ditës së sotme, një person hodhi në erë makinën e tij duke shkaktuar 23 viktima dhe mbi 80 të plagosur në një postobllok në qytetin Baiji.

Mesa duket, objekt sulmi ishin ushtarët irakianë dhe pjesëtarët e një force vullnetare të mbështetur nga trupat amerikane që ruanin postobllokun. Ministria e brendshme irakiane e pushoi nga puna shefin e policisë në Baiji menjëherë pas sulmit i cili ishte i fundit që goditi qytetin naftëtar kohët e fundit.

Po sot, ushtria amerikane njofton se një person kreu sulm vetëvrasës duke aktivizuar një mjet plasës në një funeral në qytetin Bakuba. Sulmi la të vrarë 10 veta dhe plagosi rreth 20 të tjerë. Funerali mbahej për dy pjestarë të një milicie aleate të trupave amerikane. //ad//

XS
SM
MD
LG