Lidhje

Në prag të zgjedhjeve presidenciale në Rusi


Në Rusi, një kandidat i opozitës dhe ish zëvendës kryeministër është tërhequr nga gara presidenciale. Boris Nemtsov, udhëheqësi i partisë Bashkimi i Forcave të Djathta thoshte në një deklaratë të publikuar sot në faqen e tij të internetit se opozita demokratike duhet të ketë vetëm një kandidat në zgjedhjet e marsit. Tërheqja e tij lë ish kryeministrin Mikhail Kasianov si kandidatin e vetëm demokrat në votime.

Zoti Nemtsov i quajti zgjedhjet e ardhshme presidenciale një farsë duke thënë se Kremlini po përdor propagandën dhe presionet e sigurisë dhe ato burokratike kundër opozitës.

Mes kandidatëve të tjerë në garën presidenciale janë zëvendës kryeministri Dmitri Medvedev, i cili u emërua nga partia Rusia e Bashkuar e presidentit të tanishëm Vladimir Putin. Të tjerët janë udhëheqësi i partisë komuniste Genadi Zjuganov, liberal-demokrati Vladimir Zhirinovski dhe Andrei Bogdanov i partisë demokratike. Kushtetuta ruse nuk e lejon zotin Putin të kandidojë për një mandat të tretë. //ad//

XS
SM
MD
LG