Lidhje

Sarkozi, pushime në Egjipt i shoqëruar nga e dashura e tij e re, Bruni


Presidenti francez Nikola Sarkozi ka filluar disa ditë pushime në Egjipt i shoqëruar nga e dashura e tij e re, ish supermodelja Carla Bruni.

Presidenti 52-vjeçar Sakozi dhe Bruni arritën dje në qytetin egjiptian të Luksorit të kapur dorë për dore dhe kjo është vetëm hera e dytë që ata shihen së bashku në publik.

Zoti Sarkozi dhe suita e tij arritën atje me një avion privat të vënë në dispozicion nga miliarderi francez Vincent Bollore, mik i vjetër i presidentit.

Pas disa ditësh në Luksor, presidenti francez pritet të vizitojë Sharm el-Sheikun ndërsa të dielën do të fillojë një vizitë zyrtare në Kairo.

Zoti Sarkozi dhe gruaja e tij e dytë Sesilia u divorcuan në tetor pas një martese 11-vjeçare.

Presidenti francez u pa për herë të parë në publik me 39-vjeçaren Bruni në fillim të këtij muaji në Diznilendin e Parisit, duke ngjallur kuriozitetin e madh të medias franceze. //ii

XS
SM
MD
LG