Lidhje

Turqia: dhjetra rebelë kurdë të vrarë në një ditë sulmesh ajorore


Ushtria turke thotë se ka vrarë 150 deri në 175 rebelë kurd në një ditë të vetme bombardimesh ajrore në Irakun verior gjatë këtij muaji.

Ushtria tha se aeroplanët e saj goditën dhjetra objektiva të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit gjatë operacionit të 16 dhjetorit. Sipas ushtrisë, ky numër nuk përfshin rebelët e vrarë nëpër shpella dhe strehime të tjera të fshehta.

Deri tani këto shifra nuk janë vërtetuat nga ndonjë burim i pavarur.

Njoftimet thonë se aeroplanët turq ndërmorën dje një tjetër bombardim të kufizuar në Irakun verior, pasi kishin diktuar rebelë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit gjatë një misioni zbulimi. Burimet kurde të Irakut thonë se disa fshatra të boshatisur ishin goditur por nuk ka njoftime për viktima.

Në një tjetër zhvillim, ushtria turke tha se trupat e saj vranë dje 5 rebelë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit gjatë një shkëmbimi zjarri në Turqinë juglindore pranë kufirit me Irakun. //ii

XS
SM
MD
LG