Lidhje

Presidenti Bush dënon vrasjen e ish kryeministres Benazir Buto


Presidenti Bush dënoi vrasjen e ish kryeministres Benazir Buto. Presidenti tha se personat përgjegjës për të duhet të dalin para drejtësisë. "Shtetet e Bashkuara e dënojnë me forcë këtë akt prej frikacakësh të kryer nga ekstremistët që po përpiqen të minojnë demokracinë e Pakistanit,” tha presidenti.

Në një deklaratë të shkurtër për gazetarët nga ferma e tij në Taksas, Presidenti tha se vrasja e zonjës Buto flet për natyrën mizore të terrorizmit. “Ajo e dinte se kthimi në Pakistan do ta vinte atë në rrezik. Megjithatë ajo nuk lejoi që vrasësit të diktonin zhvillimin e ngjarjeve në vendin e saj,” tha ai.

Zonja u Buto u vra ndërsa po largohej nga një miting në qytetin Ravalpindi. Ish Kryeminsitrja ishte vënë në krye të opozitës dhe po konkuronte ndaj presidentit Pervez Musharaf. Vrasja e saj u bë vetëm, dy javë para zgjedhjeve parlamentare, zhvillimi i ti cilave u vu në rrezik nga gjendja e jashtëzakonshme e shpallur në nëntor, por që u hoq më 16 dhjetor.

Presidenti Bush u bëri thirrje pakistanezëve të mos largohen nga rruga e demokracisë. “Ne qëndrojmë përkrah popullit të Pakistanit në luftën e tyre kundër forcave të terrorit dhe ekstremizmit. Ne u bëjmë thirrje atyre të nderojnë kujtimin e Benazir Butos duke vazhduar në rrugën e procesit demokratik për të cilin ajo dha jetën.”

Presidenti pakistanez Pervez Musharaf ka shpallur tri ditë zije kombëtare.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon, shprehu tronditjen e tij duke e quajtur atentatin ndaj zonjës Buto, “një sulm ndaj stabilitetit”. Këshilli i Sigurimit pritet të mblidhet sonte për të diskutuar rreth gjendjes.

Kryeministri i Indisë Manmohan Singh tha se vdekja e zonjës Buto është një kujtesë për rrezikun e përbashkët të terrorizmit në rajon dhe për nevojën për ta larguar këtë rrezik.

Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai e dënoi vrasjen duke thënë se sulmi ishte një akt prej frikacakësh dhe se zonja Buto sakrifikoi jetën për vendin e saj. //bsa//

XS
SM
MD
LG