Lidhje

Djeliç: Serbia nuk bën pazare për energjinë për hir të Kosovës


Një zyrtar i lartë i Serbisë tha se vendi i tij nuk do t’i bëjë lëshime Rusisë lidhur me privatizimin e industrisë serbe të naftës në shkëmbim të qendrimit rus për statusin e Kosovës.

Zëvendëskryeministri Bozhidar Djeliç i tha agjencisë serbe të lajmeve Tanjug se vendi i tij nuk bën pazare me Bashkimin Europian për një anëtarësim të shpejtë në Europë dhe në të njëjtën mënyrë as nuk bën pazare për çështjen e energjisë për hir të Kosovës.

Ai tha se qendrimi parimor rus për Kosovën është shprehje e respektit për ligjin ndërkombëtar dhe nuk niset nga dëshira për ta blerë monopolin serb të naftës NIS me çmim të ulët.

Rusia ka lënë të kuptohet se do të blejë paketën e kontrollit në monopolin serb të naftës në kuadrin e një plani për të kaluar në territorin e Serbisë një gazsjellës.
Një grup pune i drejtuar nga kryeministri serb Vojislav Kostunica, po përgatit përgjigjen për Rusinë. //ii

XS
SM
MD
LG