Lidhje

Gorbaçov: Me Kosovën, Perëndimi po krijon precedent të rrezikshëm


Ish presidenti sovjetik Mihail Gorbaçov tha se Perëndimi po krijon një precedent të rrezikshëm duke anashkaluar Këshillin e Sigurimit për të vendosur mbi të ardhmen e Kosovës.

Në një artikull të botuar sot në të përditëshmen shtetërore Rosijkaja Gazeta, zoti Gorbaçov thotë se synimi i vendeve perendimore për të njohur pavarësinë e Kosovës përbën një “precedent të rrëzikshëm” për “të drejtën dhe sigurinë ndërkombëtare”.

Më 19 dhjetor, vendet perëndimore, anëtare të Këshillit të Sigurimit deklaruan se bisedimet e mëtejshme rreth statusit të Kosovës nuk do të kishin kuptim pasi negociatat e deritanishme nuk arritën të bindin Rusinë e cila gëzon të drejton e vetos në këtë Këshill.

Zoti Gorbaçov tha se duke mos pranuar negociata të mëtejshme, vendet perendimore po e kalojnë në fakt përgjegjësinë për zgjidhjen e statusit të Kosovës nga OKB-ja te Bashimi Evropian dhe NATO-ja. //ii

XS
SM
MD
LG