Lidhje

Bush i kërkon Kongresit të zbusë shqetësimet për ekonominë


Presidenti Bush shfrytëzoi fjalimin e tij të përjavshëm në radio për t’i kërkuar Kongresit që të bëjë më tepër për të zbutur shqetësimet e amerikanëve mbi ekonominë. Presidenti tha sot se edhe pse ekonomia po rritet, familjet amerikane janë të shqetësuara për rritjen e çmimit të energjisë dhe të sigurimit shëndetësor.

Presidenti vlerësoi Kongresin për miratimin para pak kohësh të ligjit mbi energjinë dhe taksat, por tha se ishte i zhgënjyer me buxhetin, të cilin ai e nënshkroi në fillim të javës. Ai tha se buxheti prej 555 miliardë dollarësh ishte i mbushur me shpenzime të panevojshme për grupet e interesave të veçanta duke përmendur ndër të tjera fonde për ndërtimin e një muzeu burgu dhe shkolla për të mësuar lundrimin.

Presidenti tha se dëshira dhe synimi i tij për vitin e ri ishte të punonte me Kongresin për vazhdimin e rritjes së ekonomisë, për mbajtjen e një niveli të ulët taksash dhe për të garantuar se Uashingtoni do të jetë i matur në shpenzime.//lk

XS
SM
MD
LG