Lidhje

SHBA: Të bëhen hetime të plota mbi vrasjen e Benazir Butos


Shtetet e Bashkuara po bëjnë thirrje për zhvillimin e një hetimi të plotë ndaj vrasjes së udhëheqëses së opozitës pakistaneze, dhe ish-kryeministres Benazir Bhuto.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scot Stanzel, tha sot se është në interesin e popullit të Pakistanit dhe të së ardhmes së demokracisë në afat të gjatë, që të zhvillohte një hetim i plotë lidhur me vrasjen. Zoti Stanzel tha se adminsitrata Bush ka ofruar të japë çdo lloj ndihme që i kërkon qeveria pakistaneze. Por ai shtoi se një kërkesë e tillë nuk është bërë.

Në një intervistë për CNN-in, bashkëshorti i zonjës Bhuto i kërkoi Presidentit Bush, të gjejë se kush e ka vrarë të shoqen. //ad//

XS
SM
MD
LG