Lidhje

Shqipëri: Presidenti dhe Kryeministri përcjellin urime për Vitin 2008


Në Shqipëri, presidenti Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha iu përcollën sot urimet e tyre të gjithë shqiptarëve me rastin e ndërrimit të viteve. Të dy autoritetet e larta shtetërore kujtuan se viti i ardhshëm pritet të shënojë ngjarje historike për Shqipërinë: ftesa e pritshme për anëtarsim në Nato dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Në përshëndetjen tradicionale për vitin e ri presidenti Bamir Topi u është drejtuar me urimin e tij të gjitha shtresave të shoqërisë shqiptare: nënave, fëmijëve, të rinjve, të moshuarve, njerëzve në nevojë, ushtarakëve shqiptarë të angazhuar në misione paqeruajtëse në disa vende të botës si dhe atyre qindra mijëra shqiptarëve që emigracioni I detyroi të jetojnë në vende të huaja.

Në urimin e tij, kreu i shtetit shprehet se dëshiron që të gjithë të jenë krenar për cdo arritje që vendi sic nënvizon ai, shënon në rrugën e vështirë për një të ardhme më të sigurtë e për një jetë më të bukur:

"Do të dëshiroja që , në vitin e ardhshëm, gfjërat të ecnin më shpejt dhe më mirë për cdo njërin prej jush! Vështirësitë që kemi përballuar së bashku gjatë këtij viti, si kriza e rëbndë energjitike, shtrenjtësimi i vazhdueshëm i jetesës, korrupsioni administrativ, zvarritja e pafundme e cështjes së pronave dhe pronarëve të ligjshëm, pamundësia për të përmbushur detyrimet ligjore ndaj qytetarit, nuk duhet të na shuajnë shpresën dhe as të na zbehin vulllntein e përbashkët për të ndërtuar një vit më të mirë për ne të gjithë”.

Në mesazhin e tij presidenti ndalet edhe në ngjarjet e rëndësishme që e presin vendin vitin e ardhshëm:

"Shqipëria është afër realizimit të dëshirës së saj për t’u bërë anëtare e Aleancës Atlantike në muajin prill, duke provuar se ajo po rikthehet në familjen e madhe të vendeve të qytetëruara, së cilës ajo i përket. Kosova do të festojë fitoren më të madhe në historinë e saj, mëvetësinë e saj, mëvetësinë e shtetit më të ri me kufij e koncepte europiane”.

Mesazhi i presidentit mbyllet me një thirrje që shqiptarët të bashkohen rreth vlerave të vërteta duke nënviziuar se Shqipëria ka nevojë për të gjithë:

"Vetëm duke u bashkuar rreth vlerave të vërteta, vetëm duke qenë vetvetja, vetëm duke dashur më shumë njeri-tjetrin, Shqipëria do të jetë e aftë të përballojëme sukses sfidat e saj të modernizmit dhe të qytetërimit. Vendi ynë beson te ne. Shqipëria ka nevojë për të gjithë. Gëzuar!”

Një mesazh të vecantë urimi bëri edhe kryeministri Sali Berisha. Sipas kryeministrit shqiptarët kanë arsye të besojnë se lanë pas një vit të mirë. Duke renditur një sërë momentesh që vlerësohen si arritje të qeverisë, pa harruar edhe vizitën e presidentit amerikan Xhorxh Bush në Tiranë, kryeministri nëvizoi fakti se tashmë objektivat madhore kombëtare janë më afër se kurrë:

"Unë jam i bindur se të gjithë ne së bashku, me vitin që sapo vjen, presim një mik të ri dhe të mirë, që sjell për ne më shumë shpresë të re, më shumë kurajo, vizion, besim, dashuri, mirëqenie, punësim dhe mbi të gjitha realizimin e projekteve tona të mëdha të këtij shekulli: Kosovën e Pavarur, ftesën për integrimin e Shqipërisë në NATO. Ndaj dhe unë me gjithë zemër ju uroj Paqe, Gëzim dhe Lumturi në çdo zemër shqiptari! Gëzuar Vitin e Ri 2008! Një vit të bekuar dhe të mbarë për shqiptarët dhe miqtë e tyre kudo në botë!" //ad//

XS
SM
MD
LG