Lidhje

Sllovenia zotohet te nxisë unitet në BE pro pavarësisë së Kosovës


Sllovenia do të bëhet nesër vendi i parë ish komunist dhe anëtar i Bashkimit Evropian që do të marrë presidencën e radhës së BE-së. Ministri i jashtëm i këtij vendi Dimitri Rupel u tha gazetarëve kohët e fundit në Bruksel se Sllovenia do të nxisë ratifikimin e shpejtë të traktatit të BE-së, do të shtojë përpjekjet ndaj ngrohjes globale dhe do të punojë për bashkërendim më të mirë mes vendeve të BE-së.

Ai premtoi se do të përpiqet për një qëndrim të bashkuar të 27 vendeve të bllokut evropian për të ardhmen e Kosovës. Zoti Rupel tha se Sllovenia do të përpiqet të zgjidhë mosmarrëveshjet brenda Bashkimit mbi planet e shumicës shqiptare për të shpallur pavarësinë.

Udhëheqësit e Kosovës kanë thënë se do ta shpallin pavarësinë në fillim të vitit 2008, por se do të veprojnë në bashkërendim me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Disa anëtarë të BE-së nuk pajtohen me këtë veprim, nga frika se mund të nxisë lëvizje separatiste brenda kufijve të tyre. //ad//

XS
SM
MD
LG