Lidhje

Ban Ki Mun: Zvarritja e statusit të Kosovës - burim instabiliteti


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun tha se zgjatja e mëtejshme e statusit të pazgjidhur të Kosovës mund të krijojë mungesë stabiliteti në rajon.

Zoti Ban i bëri komentet dje në raportin e tij për vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit. Ai thoshte në raport se statuskuoja nuk ka të ngjarë të jetë e qendrueshme.

Nëse kjo rrugë pa krye vazhdon, thekson Sekretari i Përgjithshëm, ngjarjet në terren mund të dalin jashtë kontrollit duke i vënë në rrezik arritjet e OKB-së në Kosovë.

Këshilli i Sigurimit e ka patur të pamundur të gjejë një zgjidhje për statusin mes Serbisë dhe shumicës shqiptare të Kosovës. //ii

XS
SM
MD
LG