Lidhje

Vritet një diplomat amerikan i USAID-it në Sudan


Ambasada amerikane në Sudan thotë se një diplomat amerikan ka vdekur nga plagët e marra nga zjarri i armëve në një sulm, ku u vra edhe shoferi tij sudanez.

Qeveria sudaneze tha se persona të armatosur qëlluan në drejtim të makinës me të cilën po udhëtonte diplomati, sot rreth orës 4 të mëngjesit në rrugët e Kartumit. Ambasada nuk e bëri të njohur emrin e diplomatit, për të cilin tha se punonte për Agjencinë Ndërkombëtare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID-in.

Zyrtarët thanë se diplomati ishte qëlluar 5 herë në duar, në shpatulla dhe në stomak dhe se vdiq prej plagëve disa orë më vonë. Sudani identifikoi shoferin me të cilin po udhëtonte diplomati, si 40-vjeçari sudanez Abdel Rahman Abas. Nuk dihet me saktësi, se cilët ishin organizatorët e krimit. Minsitria e Jashtme e Sudanit i quajti vrasjet një incident të izoluar, pa lidhje politike.//lk

XS
SM
MD
LG