Lidhje

Zgjedhjet presidenciale: Senatori Obama gëzon epërsi ndaj senatores Klinton


Një anketë nga gazeta “Register” e Des Moines tregon se kandidati demokrat për president, senatori Barak Obama gëzon epërsi ndaj senatores Hillari Klinton në zgjedhjet partiake në Ajova.

Anketa tregon që Obama gëzon një mbështetje prej 32 përqindësh të votues demokratë, ndërkohë që zonja Klinton ka një mbështetje prej 25 përqindësh dhe ish senatori i Karolinës së Veriut Xhon Eduards ka 24 përqind.

Gazeta njofton se anketimi përmes telefonit përfshinte 800 votues demokratë, dhe se mundësia e gabimit ishte plus-minus 3,5 përqind. Ndërkohë, një anketë tjetër nga CNN-i dhe Korporata e Kërkimeve për Opinionet tregon se zonja Klinton ka një mbështetje prej 33 përqindësh nga votuesit demokratë, Obama me 31 përqind dhe Eduards me 22 përqind mbështetje.

Ndërsa nga kampi republikan anketa tregon ish guvernatorin e Massachusetts me një mbështetje prej 31 përqindësh nga votuesit republikanë dhe ish guvernatorin e Arkansasit Majk Hakëllbi me 28 përqind mbështetje.//lk

XS
SM
MD
LG