Lidhje

Hetimi "Bhutto" - Reagon Shtëpia e Bardhë


Shtëpia e Bardhë e cilësoi si të përshtatshëm vendimin e Pakistanit për t’i kërkuar ndihmë organeve britanike të rendit, Scotland Yard, që të ndihmojë në hetimet lidhur me vrasjen e ish kryeministres dhe udhëheqëses së opozitës, Benazir Buto.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino tha se presidenti Bush e mbështet vendimin dhe shpreson që hetuesit britanik të paraqesin sa më shpejt një raport objektiv. Zonja Perino tha gjithashtu se Shtëpisë së Bardhë i vjen mirë që tani Pakistani ka vendosur datën për zgjedhjet parlamentare, të cilat u shtynë si rezultat i atentatit kundër zonjës Buto. Ajo tha gjithashtu se administrata e presidentit Bush shpreson se të gjitha partitë politike do të jenë në gjendje të zhvillojnë një fushatë të lirë dhe zgjedhjet të jenë të lira e të drejta dhe me pjesëmarrje sa më të madhe të mundshme.

Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Pakistanin një aleatët të rendësishëm në luftën kundër terrorizmit, duke i dhënë atij vendi gati 11 miliard dollarë, kryesisht në ndihma ushtarake. //rd//

XS
SM
MD
LG