Lidhje

Ligjvënësi Tom Lantosh diagnostikohet me kancer në ezofag


Anëtari demokrat i kongresit amerikan, Tom Lantosh, i vetmi i mbijetuar i Holokaustit i zgjedhur në kongresin amerikan, thotë se nuk do të kandidojë për t’u rizgjedhur pasi është diagnostikuar me kancer në ezofag.

Zoti Lantosh bëri sot një deklaratë, në të cilën thotë se gjendja e tij u zbulua gjatë analizave rutinë. Ai tha se si rezultat i kurave të nevojshme ai nuk do të kandidojë për një mandat tjetër.

Në deklaratën e tij, kongresmeni 79 vjeçar tha se ia ka dedikuar jetën e tij çështjeve të tilla si të drejtat e njeriut, liritë civile dhe padrejtësia shoqërore në Shtetet e Bashkuara dhe në botë.

Demokrati nga Kalifornia u zgjodh në kongresin amerikan në vitin 1980 dhe aktualisht po shërben mandatin e tij të 14-të. Ai është gjithashtu kryetar i komisionit i Dhomës së Përfaqësuesve për çështjet e jashtme. Zoti Lantosh tha se vetëm në Shtetet e Bashkuara një i mbijetuar fare i varfër i Holokaustit dhe një luftëtar kundër nazizmit mund të arsimohej, të krijonte familje dhe të shërbente në kongres. //rd//

XS
SM
MD
LG