Lidhje

9 të vrarë dhe 30 të plagosur nga bombardimet izraelite në Gaza


Zyrtarë të shëndetësisë thanë se sulmet intensive ndërmjet forcave izraelite dhe militantëve në Rripin e Gazës kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 9 palestinezëve. Zyrtarët thanë se viktimat janë 4 militantë dhe 4 civilë. Mbi 30 të tjerë u plagosën.

Luftimet filluan sot në mëngjes kur tanket izraelite u futën në Gazën jugore duke nxitur shkëmbime zjarri me ekstremistët pranë Khan Junisit. Avionët izraelitë dhe trupat tokësore shkatërruan disa shtëpi në Gaza ku dyshohej se fshiheshin militantë dhe armë.

Ushtria izraelite thotë se operacioni u ndërmor në përgjigje të zjarrit të raketave palestineze kundër Izraelit jugor. Sot raketat katjushka të hedhura nga militantët në Gazë, ranë në qytetin izraelit Ashkelon, duke përshkuar distancën më të largët. //iç//

XS
SM
MD
LG