Lidhje

Kandidatët presidencialë vazhdojnë fushatën në Nju Hemshër


Kandidatët presidencialë amerikanë po vazhdojnë fushatën në Nju Hamshër, për zgjedhjet paraprake që do të zhvillohen javën e ardhshme, pasi demokrati Barak Obama dhe republikani Majk Hakëbi fituan në Ajova.

Kandidatët arritën sot para dite në Nju Hemshër, pas votimit të djeshëm në Ajova, vendi i provës së parë të garës presidenciale të 2008-ës. Zoti Obama, senator për herë të parë nga shteti Illinois, e mundi lehtë ish senatorin Xhon Eduards dhe ish zonjën e parë nga Nju Jorku Hillari Klinton, të cilët dolën i dyti dhe i treti përkatësisht. Senatori Obama, i cili dëshiron të bëhet presidenti i parë afrikano-amerikan i Shteteve të Bashkuara tha se fitorja e tij në shtetin Ajova tregon dëshirën për ndryshime.

Në anën republikane, zoti Hakëbi e çuditi ish guvernatorin e Masaçusets Mit Romni, i cili kishte hedhur shumë më tepër fonde në fushatën e tij në Ajova sesa kandidatët e tjerë. Hakëbi i tha përkrahësve të tij se politika dhe qeveria amerikane kanë nevojë për një ditë të re.//lk

XS
SM
MD
LG