Lidhje

Greqia, Maqedonia, vazhdojnë debatet për emrin


Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Antonio Milososki tha se ai do të takohet sërish me përfaqësuesit e Greqisë në fund të muajit për bisedime mbi emrin e vendit të tij.

Sipas agjencisë maqedonase e lajmeve, zoti Milososki nuk e bëri të ditur se me cilin zyrtar grek do të takohet, por shtoi se ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara, Methju Nimez, do të marrë pjesë në takim.

Udhëheqësit maqedonas thonë se emri kushtetues i vendit duhet të jetë Maqedoni, dhe këmbëngulin duke thënë se do të sakrifikonin anëtarësinë në Nato në se do t’u kërkohej të ndryshonin emrin.

Maqedonia vendosi për këtë emër pas shpalljes së pavarësisë nga ish Jugosllavia në vitin 1991. Të njejtin emër ka edhe një rajon në veri të Greqisë. Greqia thotë se përdorimi i të njejtit emër nënkupton pretendime territoriale ndaj Greqisë. Athina ka kërcënuar të bllokojë anëtarësimin e mundshëm të Maqedonisë në Nato dhe në Bashkimin Evropian.//lk

XS
SM
MD
LG