Lidhje

Të burgosurit e Dubravës pezullojnë grevën 6-ditëshe


Të burgosurit në burgun më të madh të Kosovës kanë pezulluar grevën e tyre 6-ditëshe të urisë pasi Presidenti Fatmir Sejdiu premtoi se qeveria do të shqyrtojë kërkesat e tyre për amnisti, falje dhe trajtim më të mirë.

Një zëdhënës i administratës së Kombeve të Bashkuara tha se zoti Sejdiu e bëri këtë premtim në një letër drejtuar të burgosurve. Në burgun e Dubravës, 110 kilometra në perëndim të Prishtinës, ndodhen rreth 700 të burgosur. Në grevën e urisë morën pjesë më shumë se 500 të burgosur. Ata kërkonin leje që të largohehsin përkohësisht nga burgu, vizita të pakufizuara dhe të djejtën e amnistisë.

Në fillim të kësaj jave, zyrtarët e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë shprehën shqetësimin rreth gjendjes fizike dhe mendore dhe u bënë thirrje atyre t’i jepnin fund grevës. Një zëdhënës i UNMIK-ut i tha Zërit të Amerikës se është i kënaqur që greva mori fund.//lk

XS
SM
MD
LG