Lidhje

Kroacia rrezikon shanset për në BE për shkak të peshkimit


Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansa paralajmëroi Kroacinë se marrja e masave për të respektuar mbrojtjen e një zone të madhe peshkimi në detin Adriatik mund të dëmtojë shanset e Kroacisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian deri në vitin 2010.

Kryeministri slloven, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Bashkimit, u tha gazetarëve të premten se Kroacia mund të përballet me pezullimin e bisedimeve të anëtarësimit, në se vazhdon ta mbajë zonën të bllokuar për peshkim. Në fillim të javës, forcat detare kroate kapën një anije italiane peshkimi në ujërat territoriale të Kroacisë.//lk

XS
SM
MD
LG