Lidhje

Klerikët afganë të shqetësuar nga  ndikimet e organizatave të huaja


Udhëheqësit fetarë në Afganistan i bënë thirrje presidentit të vendit të mos lejojë organizatat e huaja të ndihmave të bëjnë punë misionare në këtë vend.

Anëtarët e Këshillit Islamik të Afganistanit thanë se janë të shqetësuar rreth aktiviteteve të disa grupeve ndërkombëtare të cilat po konvertojnë muslimanë afganë në të krishterë. Ky grup i bëri këto deklarata pas një takimi me presidentin afgan Hamid Karzai.

Udhëheqësit fetarë paralajmëruan për “katastrofë” nëse nuk ndalen aktivitetet e grupeve të tilla.

Në korrik të vitit 2007, ekstremistët talebanë kapën 23 misionarë të krishterë nga Korea e Jugut. Dy nga ata u vranë ndërsa të tjerët u liruan.

Këshilli Islamik Afgan gjithashtu i bëri thirrje presidentit Karzai të ndalojë disa programe televizive të cilat, siç thonë ata, përhapin ide të pamoralshme dhe kulturë joislamike në vend.

XS
SM
MD
LG