Lidhje

Ushtria ruse përballet me realitetin e keqtrajtimit të ushtarëve të rinj


Muajt e fundit, Kremlini ka njoftuiar rreth disa masave që lënë të kuptosh rikthimin e fuqisë ushtarake ruse: me dislokimin e raketave të reja, prodhimin e nëndetësve të reja bërthamore dhe rifillimin e fluturimeve strategjike. Por Rusia po përballet me një problem serioz në radhët e ushtrisë.

Thirrja e detyrueshme në ushtri është një proces që ndodh në pranverë dhe vjeshtë në Rusi. Moshat e reja detyrohen të regjistrohen dhe i nënshtrohen kontrollit fizik.

Ushtria dëshiron që të sapoardhurit të besojnë se do të shërbejnë në një forcë të fuqishme, të disiplinuar me ushtarë të përkushtuar. Por ushtria ruse është pllakosur nga një realitet i errët. "Keqtrajtimet e ushtarëve të rinj nga më të vjetrit, që është kthyer në një traditë, janë mjaft të përhapura, dhe pranohen si një problem serioz nga zyrtarët e lartë ushtarakë".

Gjenerali Vasily Smirnov është zëvendës shef i Shtabit të Përgjithshëm Rus. “Keqtrajtimi i ushtarëve të rinj është një fenomen mjaft i rëndë. Besoj se shkurtimi i kohës së sherbimit ushtarak do të mundësojë pakësimin e këtij fenomeni të turpshëm që egziston tani.”

Keqtrajtimet nuk janë sekrete tek ushtarët e rinj në qendren Podolks të rekrutimit afër Moskës. Disa shpresojnë që ta shmangin shërbimin ushtarak përmes arësyeve shendetësore, apo duke dhënë ryshfete. Anton Latynin është një prej tyre. “Nëse nuk do ishte për keqtrajtime, dhe në se kushtet do të ishin normale, unë do ta kryeja shërbimin. Por nuk dua të harxhoj kohë. Dua të eci me karrierën.”

Valentina Molnikova drejton Komitetin e Nënave të Ushtarëve Rus. Ajo zhvillon mbledhje rregullisht me djem të moshave paraushtarake dhe prindërit e tyre për t’i këshilluar ata për të drejtat e tyre si dhe për kushtet mjekësore që i lejojnë rekrutët të shmangin shërbimin ushtarak. Ajo i tha Zërit të Amerikës se oficerët në ushtrinë e sotme ruse, si ata të ish Bashkimit Sovjetik, i trajtojnë ushtarët mjaft keq. “Të gjithë e kuptojnë qëndrimin e tyre ndaj rekrutëve, ushtarët e rinj nuk trajtohen si individë, si qënie njerëzore që meritojnë respekt.”

Të rinj dhe të reja që protestonin para Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë thanë se shumë rusë u frikësohen keqtrajtimeve në ushtri dhe paguajnë ryshfete për t’i shpëtuar rekrutimit. Ata kanë dalë me një propozim kontradiktor që rryshfetet të shkojnë në buxhetin e shtetit. Një nga protestuesit shpjegon. “Mendojmë se burime të tjera financiare në formën e taksave ushtarake mund të përmirësojnë kushtet, duke nxituar pjesmarrjen e shumë të rinjve.” Rusia e ka reduktuar sherbimin ushtarak nga dy vjet në 18 muaj dhe së shpejti do ta shkurtojë në një vit. Të gjithë rusët e shëndetëshëm nga 18 deri 27 vjeç duhet të sherbejnë në ushtrinë ruse. //rd//

XS
SM
MD
LG