Lidhje

Itali: Pirgjet e plehrave marrin përmasa alarmante


Ushtria italiane u ka vënë buldozerin mijëra tonelata mbeturinash, që ndodheshin nëpër shkolla dhe rrugët e Napolit, ndërsa zyrtarët e qytetit përpiqen të përballojnë krizën më të fundit të mbeturinave. Grumbulluesit e plehrave ndalën punën në qytetin port në jug të vendit më 21 dhjetor, kur vendet e posaçme për hedhjen e mbeturinave janë të mbushura plot.

Banorët të shqetësuar për rrezikun e sëmundjeve ndezën zjarre për të djegur një pjesë mbeturinash, por flakët vazhdojnë dukë lëshuar tym që krijon probleme të tjera për shëndetin.

Në Romë, kryeministri italian, Romano Prodi, filloi sot një seri takimesh emergjente me ministrat kryesore të kabinetit për të vendosur mbi një plan veprimi për zonën e Napolit.

Ndërkohë banorët e një lagjeje të Napolit u përleshën po sot me policinë në përpjekje për të bllokuar autoritetet që të mos rihapnin një vend të caktuar për hedhjen e mbeturinave me synimin për të lehtësuar krizën. Shumë shkolla, që kishin në plan të rihapeshin sot, pas festave të fund-vitit, nuk u hapën për shkak të shqetësimeve rreth shëndetit publik. //ad//

XS
SM
MD
LG