Lidhje

Ban Ki Mun emëron z. Larry Rossin zëvendësshef të UNMIK-ut


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun emëroi amerikanin Larry Rossin si zëvendës shef të UNMIK-t. Zoti Rossin zëvendëson në këtë post gjeneralin amerikan Stivën Shuk, i cili u largua nga detyra më 19 dhjetor pasi autoritetet e OKB-së vendosën t’i ndërprisnin kontratën e para afatit.

55-vjeçari Rossin e mori detyrën e re dje. Nga viti 2004 deri në vitin 2006, ai ka qenë ndihmës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Haitin dhe për misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Para se të punonte për OKB-në, zoti Rossin ka punuar në shërbimin diplomatik amerikan. Mes të tjerash, ai ka qenë ambasador në Kroaci, ka shërbyer në Këshillin e Sigurimit Kombëtar si dhe ka qenë zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit për çështjet europiane dhe euroaziatike. //ii

XS
SM
MD
LG