Lidhje

Serbia thotë se statusi i Kosovës nuk është i lidhur me anëtarësimin e saj në BE


Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremic thotë se statusi i Kosovës dhe integrimi i Evropës janë përparësitë kryesore të Serbisë, por janë dy procese të shkëputura.

Zoti Jeremic u takua dje me komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Olli Rehn. Ministri serb ndodhet në Bruksel për të bindur zyrtarët e Bashkimit Evropian se Serbia po bën të gjitha përpjekjet për të kapur të dyshuarit për krime lufte që janë ende në arrati. Një gjë e tillë do të sillte si rezultat nënshkrimin e marrëveshjes së Asociim Stabilizimit që më 28 janar.

Zoti Rehn tha se ai do ta mbështeste nënshkrimin e marrëveshjes nëse prokurori i ri i krimeve të luftës Serge Brammertz konfirmon bashkëpunimin e Serbisë me Gjykatën e Hagës.

Por ai tha se ishte i zhgënjyer që disa politikanë serbë e lidhin procesin e integrimit në Bashkimin Evropian me çështjen e Kosovës.//kk

XS
SM
MD
LG