Lidhje

Shqipëria shpreh pakënaqësinë ndaj rregullave të reja të Maqedonisë për vizat


Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirri dje ambasadoren e Maqedonisë për t’u ankuar lidhur me rregullat e reja që mund ta vështirësojnë marrjen e vizave për shqiptarët që duan të shkojnë në Maqedoni.

Një zyrtar i lartë shqiptar tha se e ardhmja e marrëdhënieve me Maqedoninë kërkon heqjen e pengesave dhe konsolidimin e kontakteve.

Ai tha se Shqipëria është e angazhuar që të lejojë qytetarët të qarkullojnë lirisht nga të dyja anët e kufirit mes dy vendeve.

Maqedonia ka njoftuar se duke filluar nga muaji i ardhshëm, vizat për të hyrë në vend do të jepen vetëm në ambasadat dhe konsullatat maqedonase.

Sipas një marrëveshjeje të vitit 1997 me Maqedoninë, shqiptarët lejohet të marrin viza në kufi.

Maqedonia thotë se vendimi i ri është në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian dhe mohon të jetë duke vendosur një regjim të ri vizash me Shqipërinë.//kk//

XS
SM
MD
LG