Lidhje

Kosova në bisedimet mes Ministrave Shtajnmajer dhe Jeremiç


Ministri i jashtëm gjerman, Frank Uoltër Shtajnmajër, u takua dje në Berlin me homologun e tij serb, Vuk Jeremiç. Pas takimit ata bënë komente për gazetarët lidhur me Kosovën dhe përpjekjet e Beogradit për të nënshkruar marrëveshjen e associam-stabilizimit me Bashkimin Evropian.

Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, tha se kompromisi është kyçi për të gjithë elementët e statusit të ardhshëm të Kosovës. Ai e vuri gjithashtu theksin tek nevoja e një rezolute të re në Këshillin e Sigurimit.

“Beogradi mirëpret misionin e BE-së në Kosovë, por ne mendojmë se duhet të ekzistojë një kornizë ligjore, që duhet vendosur nga Këshilli i Sigurimit, pra duhet të arrihet një rezolutë e re në Këshillin e Sigurimit.”

Ministri Jeremiç u takua dje në Berlin me homologun e tij gjerman, Frank Valer Shtajnmajër, për të biseduar mbi atë që Serbia shpresonte të ishte baza për të nënshkruar në fund të këtij muaji marrëveshjen e associm-stabilizmit me Bashkimin Evropian. FranK Valter Shtajnmajër, ministër i jashtëm gjerman “Si njoftoi edhe presidenca sllovene, ne duhet të vendosim deri në 28 janar nëse marrëveshja e associm-stabilizimit me Serbinë mund të nënshkruhet. Më vjen mirë që Sllovenia e përfshiu këtë çështje në rendin e ditës së takimit të ministrave të jashtëm.”

Sllovenia, e cila ka radhën e presidencës së BE-së, tha në fillim të kësaj jave se është në favor të nënshkrimit sa më parë të marrëveshjes së associm-stabilizimit, mundësisht brënda pak javëve të ardhshme. Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë se nënshkrimi varet nga bashkëpunimi i Serbisë me Gjykatën e Hagës.

Zoti Jeremiç theksoi se Serbia po bashkëpunon me Hagën. “Serbia i kupton fare mirë kushtet që janë vënë për nënshkrimin e marrëveshjes dhe po bashkëpunon plotësisht me Hagën. Ne po bëjmë ç’është e mundur që të gjithë personat e paditur për krime lufte të arrestohen e t’i dorëzohen Gjykatës së Hagës sa më parë.”

Serbia e ka sigluar marrëveshjen, por nënshkrimi i saj është shtyrë për shkak të dështimit të Beogradit për të arrestuar e ekstraduar të dyshuarit për krime lufte, përfshirë edhe Ratko Mlladiçin, i akuzuar për genocid. //ad//

XS
SM
MD
LG