Lidhje

Italianët e Sardenjës protestojnë kundër arritjes së plehrave


Të paktën një mijë vetë u mblodhën në Sardenjë të Italisë për të protestuar kundër mbërritjes së grumbujve me mbeturina nga qyteti jugor i Napolit.

Policia arrestoi gjashtë persona gjatë demontratave në ishull ndërsa protestuesit hodhën gurë dhe plehra mbi zyrtarët e sigurisë. Autoritetet thanë se të paktën tetë policë u plagosën gjatë përleshjeve.

Protestuesit u mblodhën gjithashtu pranë shtëpisë së presidentit të rajonit të Sardenjës Renato Soru i cili ra dakord të pranojë gati 110 mijë tonë plehra të pagrumbulluara që kanë mbushur rrugët e Napolit.

Disa rajone italiane dhe Gjermania kanë rënë gjithashtu dakord të marrin disa mbetje në përpjekje për të ndihmuar Napolin të mëkëmbet nga kriza e plehrave disa javore.

Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso tha dje se Bashkimi Evropian po ndjek nga afër situatën. Ai tha se do ta diskutojë këtë çështje me kryeministrin italian Romano Prodi në ambjentet e një takimi tjetër në Maltë. //IB

XS
SM
MD
LG