Lidhje

Maqedoni: 11 të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak


Autoritetet në Maqedoni thanë se një helikopter ushtarak u rrëzua në lindje të Shkupit duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave në bord.

Autoritetet thanë se 11 vetë besohet të kenë qënë në helikopterin që po kthehej sot nga një mision i Bashkimit Evropian në Bosnje. Sipas tyre, helikopteri u rrëzua kur ishte pranë uljes në Katlanovë. Autoritetet nuk kanë përcaktuar ende shkakun e rrëzimit por kryeministri Nikolla Gruevski e përshkroi atë si një aksident të tmerrshëm dhe një tragjedi të madhe.

Presidenti Branko Crvenkovski shprehu gjithashtu ngushëllimet e tij. Agjencia shtetërore maqedonase e lajmeve MIA citonte zotin Cervenkovski, i cili ka thënë se do të hapë hetimet për gjetjen e shkakut të aksidentit. //ii

XS
SM
MD
LG