Lidhje

Emigracioni: Çështje kyçe në zgjedhjet presidenciale amerikane


Emigracioni ilegal është kthyer në një nga çështjet kryesore të fushatës së republikanëve që kerkojnë emërimin për kandidat për President. Por organizatat politike latine paralajmërojnë se qëndrimi i ashpër mbi emigracionin është duke ftohur votuesit latinë, të rëndësishëm për një fitore të republikanëve në zgjedhjet e përgjithshme.

Ish-guvernatori i shtetit të Massachusetts, Mitt Romney, sulmoi senatorin John McCain në garën për zgjedhjet paraprake të New Hampshire për mbështjen e legjislacionit për t’i ofruar emigrantëve një rrugë drejt shtetësisë.“Sipas mendimit tim, kjo është një formë amnistie. Është gabim dhe do të inkurajojë më shumë emigracionin e paligjshëm. Ka ardhur koha për të ndaluar këtë lloj emigracioni.”

Problemi i emigracionit zotëroi debatin e kandidatëve republikanë në 5 janar në kanalin e lajmeve ABC.“Atyre nuk duhet t’i jepet një e drejtë e veçantë për të qëndruar këtu”“Plani im nuk parashikon ndonjë të drejtë speciale. Unë thashë se ata në asnjë mënyrë nuk duhet të shpërblehen për veprimet e paligjshme.”

Analistët politikë thonë se që nga dështimi i përpjekjeve të Presidentit Bush gjatë dy viteve të fundit për t’i dhënë shtytje reformës së emigracionit, Partia Republikane është bërë më shumë konservatore rreth këtij problemi. Legjislacioni do të forconte sigurinë dhe do t’i mundësonte 12 milionë emigrantëve ilegalë në Shtetet e Bashkuara rrugën drejt shtetësisë.

Zoti Romney do që të shkurtojë financimet federale për qytetet të cilat refuzojnë të zbatojnë ligjet e emigracionit. Ish-Guvernatori i shtetit të Arkansa-së, Mike Huckabee do t’u jepte emigrantëve të paligjshëm një afat 120 ditësh për t’u regjistruar me autoritetet federale dhe të largoheshin nga vendi.

Zoti McCain është sulmuar nga kundërshtarët e tij për shkak se ai do të t’u mundësonte emigrantëve të paligjshëm rrugën drejt shtetësisë. Megjithatë, ai mbështet një rritje masive të kontrollit të kufijve të Shteteve të Bashkuara.

Por sa votues rreth e qark vendit e konsiderojnë problem kryesor të tyre emigracionin në zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm ? Jo shumë, tha Scott Keeter, specialist sondazhesh në Qendrën Pew në Washington.“Emigracioni vazhdimisht ka qenë nga fundi po të nisemi nga përqindja e votuesve që e konsiderojnë atë të rëndësishëm.”

Megjithatë, zoti Keeter tha se qëndrimi i ashpër rreth emigracionit të paligjshëm mund të nxisë një pakicë votuesish republikanë konservativë që të marrin pjesë në votime.“Eshtë një pakicë që kundërshton emigracionin e paligjshëm, që dëshiron që të gjithë emigrantët ilegalë të largohen nga vendi dhe vota e tyre do të ketë ndikim thjesht për arsyen se për ata kjo çështje ka shumë rëndësi”.

Organizatat politike latine paralajmërojnë se strategjia republikane mund të largojë votuesit latinë.

Sesilia Mu kontrollon politikat për publikun në Këshillin Kombëtar “La Raza”, më i madhi grup në vend në mbrojtje të popullsisë latine. “Këta kandidatë mendojnë se ata mund të krijojnë një kornizë rreth emigrantëve të paligjshëm dhe të thonë se ne e kemi fjalën vetëm për ata dhe për latinët që votojnë, që janë shtetas amerikanë nuk do të këtë problem, por ata gabojnë sepse në të vërtetë ata sulmojnë të gjithë komunitetin”.

Zonja Mu tha se latinët janë grupi që po rritet më shpejt në elektoratin amerikan dhe se në zgjedhjet e përgjithshme në nëntor pritet që të votojnë rreth 9 milion latinë.“Një nga pyetjet është se si kandidati që do të fitojë emërimin do të dalë dhe të përpiqet tërheqë latinët të votojnë pasi ata gjatë zgjedhjeve paraprake parimisht e kanë ofenduar këtë komunitet. Mendoj se kjo gjë nuk mund të bëhet”.

Zonja Mu shton se Presidenti Bush fitoi rreth 40 % të votave të latinëve në rizgjedhjen e tij në vitin 2004. Ajo dhe anketues të tjerë mendojnë se kandidati republikan në këto zgjedhje nuk do të mund as t’i afrohet këtij nivel mbështetjeje mes latinëve.//IB

XS
SM
MD
LG