Kryeministri serb Voisllav Koshtunica i kërkoi Bashkimit Evropian që të heqë dorë nga planet për dërgimin e një misioni në Kosovë.
Z. Koshtunica tha se një lëvizje e tillë do të ishte e paligjshme dhe do të dhunonte territorin e Serbisë. Ai sërish la të kuptohej dje se Beogradi mund të kundërshtonte nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian.
Ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç tha në Bruksel të mërkurën se integrimi i Serbisë në Europë dhe pavarësia e Kosovës janë dy procese të veçanta. Presidenti pro-perëndimor serb Boris Tadiç mbështet idenë e nënshkrimit të marrëveshje me BE-në deri në fund të këtij muaji.
Anëtarët e BE-së po diskutojnë për mundësinë e nisjes së një force policore dhe administrative me një personel prej 1800 personash në Kosovë.//kk//