Lidhje

Gjermani: Sindikata e hekurudhave pranë marrëveshjes për pagat


Sindikata kryesore gjermane e punonjësve të transportit hekurudhor thotë se është pranë arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare me kompaninë që administron sistemin hekurudhor Deutsche Bahn lidhur me një kontratë të re pagesash.

Sindikata, e cila ka organizuar një seri grevash që kanë rënduar ndjeshëm mbi sistemin e transportit të pasagjerëve dhe mallrave gjatë 6 muajve të fundit, tha sot se nuk ka në plan të organizojë greva të tjera. Në një deklaratë, kompania Deutsche Bahn thekson se ka mundësi që marrëveshja të arrihet brenda javës së ardhshme.

Sindikata ka kërkuar nënshkrimin e një kontrate të veçantë, të pavarur nga kontratat e tjera të punonjësve të transportit hekurudhor, e cila do të sillte rritje rrogash deri në masën 31 për qind. //rd//

XS
SM
MD
LG