Lidhje

Kosovë: Plagosen 5 vetë në një shpërthim në Therandë


Një shpërthim nën një makinë sot në Kosovë plagosi katër zyrtarë të qeverisë. Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Veton Elshani, i tha Zërit të Amerikës, se pesë punonjës të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ndodheshin në automjet. Një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.

Shpërthimi ndodhi në qytetin e Therandës, në pjesën jugore të Kosovës. Zëdhënësi tha se nuk kishte ende shumë hollësi për rastin, megjithatë hetuesit besojnë se një granadë dore mund të ketë qenë e vendosur nën makinën e ministrisë. Punonjësit e plagosur janë shqiptarë dhe po zhvillonin kontrollet e zakonshme në kohën kur ndodhi shpërthimi.

Zoti Elshani vuri në dukje gjithashtu se Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Kosovë është serb, megjithatë theksoi se nuk ka ende hollësi që tregojnë nëse ky fakt kishte të bënte me shpërthimin.//lk

XS
SM
MD
LG