Lidhje

Ministrat europianë të Grupit të Kontaktit të shtunën në Slloveni


Ministria e jashtëme sllovene njoftoi se Sllovenia do të jetë mikpritëse e një takimi që do të mbahet të shtunën mes vendeve anëtare europiane të Grupit të Kontaktit për Kosovën.

Ajo njoftoi dje se ministrat e jashtëm të Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Italisë do të takohen në Brdo pri Kranju në periferi të Lubljanës për të diskutuar mbi një qendrim të përbashkët rreth hapave për pavarësi të Kosovës.

Në takim pritet të marrin pjesë gjithashtu komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin, Olli Ren dhe shefi i BE-së për politikën e jashtëme Havier Solana. Rusia, e cila bën pjesë gjithashtu në Grupin e Kontaktit nuk do të përfaqësohet në mbledhje.

Udhëheqësit europianë pritet të diskutojnë gjithashtu mbi kalendarin e hapave për dërgimin e një mision prej 1800 vetësh në Kosovë. //ii

XS
SM
MD
LG