Lidhje

SHBA: Zgjedhjet paraprake presidenciale në Miçigan


Votuesit në shtetin Miçigan shkojnë sot në qendrat e votimit për të zgjedhur kandidatin e tyre të preferuar republikan për zgjedhjet presidenciale.

Kjo pritet të jetë betejë vendimtare për dy kandidatë - Mit Romnin dhe Xhon Mekein. Kandidati tjetër, ish-guvernatori i shtetit Arkansa, Mike Hakëbi, sipas anketave qendron në vend të tretë.

Kandidatët kanë bërë fushatë në të gjithë shtetin, duke siguruar votuesit për përpjekjet e tyre, që Miçigani të dalë nga amullia ekonomike. Për demokratët ky shtet nuk përbën ndonjë garë të rëndësishme, pasi rivalët kryesorë u tërhoqën, kur Miçigani theu rregullat e partisë për planifikimin e zgjedhjeve partiake dhe e vetmja kanidate është Senatorja Hillary Clinton.

Në një zhvillim tjetër, kandidatët kryesorë demokratë në zgjedhjet presidenciale Senatorët Klinton dhe Obama hoqën dorë nga debati lidhur me marrëdhëniet racore, pasi një gjë e tillë do të dëmtonte partinë e tyre në zgjedhjet e përgjithëshme. Ata po përgatiten tani për zgjedhjet e javës së ardhshme në Karolinën e Jugut, gara e parë ku vihet në provë preferenca e votuesve afrikano-amerikanë. (ze)

XS
SM
MD
LG