Lidhje

Ulen çmimet e naftës pas rritjes së rezervave amerikane


Çmimet e naftës ranë nën 90 dollarë për fuçi sot, pasi një raport qeveritar tregonte rritje të rezervave amerikane të naftës gjatë javës së kaluar.

Departamenti i Energjisë bën të ditur se rezervat e naftës u rritën me 4 presje 3 milionë fuçi. Çmimi i naftës shënoi një rënie prej 2 dollarësh, duke arritur në 89 dollarë e 35 centë për fuçi në bursën e Nju Jorkut. Më parë këtë muaj, nafta arriti çmimin rekord të mbi 100 dollarëve për fuçi.//lk

XS
SM
MD
LG