Lidhje

Presidenti rus Putin viziton Bullgarinë


Presidenti rus Vladimir Putin ndodhet në Bullgari për të firmosur një marrëveshje disa milionëshe për të ndërtuar një reaktor bërthamor në ish shtetin sovjetik.

Ai gjithashtu pritet që të negociojë projekte për rrejtin shpërndarës të naftës. Zoti Putin, i cili largohet nga posti në muajin maj, arriti sot në Sofje me Dimitri Medvedev-in që do ta zëvendësojë atë.

Gjatë vizitës dy ditore, zoti Putin do të nënshkruajë kontratën prej afro gjashtë miliard dollarësh për të ndërtuar një central bërthamor për energjinë në Bullgari. Zyrtarët thonë se ndërtimi i centralit afro 250 kilometra në veriperëndim të Sofjes do të fillojë nga fundi i vitit.

Udhëheqësi rus gjithashtu pritet t’u krijojë avantazhe planeve të Moskës për të ndërtuar një rrjet tubacionesh për dërgimin e gazit natyror rus në perëndim. Sot në Sofje, rreth 100 protestues demostruan kundër marrëveshjve që pritet të nënshkruhen, duke thënë se këto e lënë Bullgarinë të varura nga burimet energjitike ruse.//iç//

XS
SM
MD
LG