Lidhje

SHBA: Mishi nga kafshë të klonuara nuk dëmton shëndetin


Agjencia amerikane e kontrollit të ilaçeve dhe ushqimeve thotë se mishi i prodhuar nga gjedhët e klonuar, nuk paraqet rrezik dhe është njësoj si mishi i gjedhëve që shtohen në rrugë natyrale. Ka zëra që thonë se ky përfundim shkencor nuk është i saktë. Por edhe nëse konsumimi i mishit nga kafshët e klonuara është i parrezikshëm, jo të gjithë janë të bindur se qumështi dhe mishi nga bagëtitë e klonuara nuk përbën rrezik.

Kur shkon për darkë diku, a është e mundur të dallosh nëse mishi që konsumon është nga bagëtitë e klonuara apo jo? Agjencia amerikane për ilaçet dhe ushqimin thotë se nuk ka asnjë lloj ndryshimi.

Zyrtari i kësaj agjencie, Randall Lutter njoftoi rezultatet e një studimi gjashtë vjeçar. “Studimi tregon se mishi dhe qumështi i lopëve, prodhimet e derrit dhe dhive të klonuara janë të parrezikshme për t’u ngrënë si çdo ushqim tjetër.”

Vetë bagëtitë e klonuara deri tani do të përdoren kryesisht për shumëzim dhe jo për mish. Por prodhimet nga pasardhësit e tyre shumë shpejt mund të përfundojë në dyqane. Fermeri Mark Moenning është dakord me këtë. Ai thotë se teknologjia mund të çojë në prodhimin e mishit me më pak dhjamë dhe cilësi më të lartë, ashtu siç duan konsumatorët. “Përfundimisht, konsumatorët do të përfitojnë nga kjo.”

Shumë kompani bio-teknologjike favoriziojnë nxjerrjen në treg të prodhimeve nga bagëtitë e klonuara. Por kjo kundërshtohet nga konsumatorët. "Më pëlqen mishi por mendoj se klonimi është praktikë e gabuar." "Do më pëlqente që të etiketoheshin prodhimet nga bagëtitë e klonuara."

Por Stephen Sundloff me agjencinë e ilaçeve dhe ushqimit thotë se kjo nuk pritet të ndodhë. “Ne nuk kërkojmë etiketimin e mishit nëse nuk ka ndryshime nga teknika e përdorur për të përpunuar mishin nga bagëtitë e klonuara krahasuar me ushqimet e prodhuara në rrugë të zakonshme.”

Shoqata Ndërkombëtare e Ushqimeve Blegtorale kërkon që prodhimet nga bagëtitë e klonuara të mos hidhen në treg derisa partnerët ndërkombëtarë ta kenë studiuar dhe aprovuar të njëjtën teknikë klonimi. Përsa i përket tregut të brendëshëm, industria e ushqimeve organike thotë se mishi dhe produktet nga bagëtitë e klonuara nuk mund të etiketohen si organike. //ad//

XS
SM
MD
LG